Greqia kundërshton planin e BE-së për uljen e përdorimit të gazit

Greqia kundërshton planin e BE-së për uljen e përdorimit të gazit

Qeveria greke do të kundërshtojë propozimin e Bashkimit Evropian për të ulur vullnetarisht përdorimin e gazit me 15% duke filluar nga muaji i ardhshëm, një plan që ka për qëllim zbutjen e një ndalimi të mundshëm të plotë të furnizimeve nga Rusia.

Të mërkurën, Komisioni Evropian u kërkoi vendeve anëtare të ulin përdorimin e gazit gjatë muajve të ardhshëm për të shmangur një ndërprerje të madhe të industrive dimrin e ardhshëm.

“Qeveria nuk pajtohet në parim me propozimin e Komisionit për një reduktim prej 15% të konsumit të gazit natyror”, tha zëdhënësi i qeverisë, Yiannis Economou, në një konferencë për shtyp. “Ne kemi paraqitur propozime dhe vazhdojmë të besojmë se ky drejtim mund të japë zgjidhje.

Duke folur më herët në televizionin Skai, ministri i Energjisë, Kostas Skrekas tha se 70% e gazit natyror të importuar nga Greqia përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, çka do të thotë se çdo shkurtim do të godasë familjet dhe bizneset.

Ai tha gjithashtu se vendi ka shprehur tashmë mospajtimin e tij me propozimin dhe "ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme" për të siguruar furnizimet.

Reagime të ngjashme kanë shprehur Spanja dhe Portugalia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy