Zusi: Zhvillimi i kombit nuk bëhet me kamerierë dhe pallate që u shiten atyre që gjenerojnë para të pista

Zusi: Zhvillimi i kombit nuk bëhet me kamerierë dhe pallate që u shiten atyre që gjenerojnë para të pista

Menaxheri BB në Shqipëri Emanuel Salinas tha modeli ekonomik i vendit ka nevojë për transformim, duke u orientuar nga eksportet. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi duke folur në “Mcn Economy” theksoi se zhvillimi i një kombi nuk bëhet me kamarierë dhe pallate që u shiten atyre që gjenerojnë para të pista.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Më në fund shyqyr që erdhi nga jashtë një opinion dhe filluam ta marrim pak më seriozisht këtë histori. Një pjesë e mirë e ekspertëve vendas janë komfortuar me këtë situatë, kanë dashur të mos bien ndesh me qeverinë dhe BSH-në, duke e sakrifikuar ndërgjegjen e tyre, duke mos reaguar për atë rënie të jashtëzakonshme me 400 milionë euro të eksporteve vitin e shkuar. Kam 20-24 vite që adovokoj për eksportet, por kurrë s’kisha parë në jetën time një statistike ku e gjithë kolona e eksporteve të ishte në minus. Më në fund duhet ta shohim që zhvillimi i një kombi nuk bëhet me kamerierë apo me pallate që shiten ndaj gjeneruesve të parave të pista. Do ishte Kolumbia, Meksika dhe ato lloj vendesh! Industritë eksportuese, prodhuese, punësojnë inxhinierët, mekanikët, shkenctarët, kërkuesit, që aktivizojnë shkencën, universitetin. Por nëse këto lloj industrish do shkatërrohen, do dalin nga tregu, si mund të zhvillohet një shoqëri pa mendjet analitike, pa mendjet që studiojnë matematikë dhe shkenca natyrore. Më në fund një tronditje nga ekspertë të institucioneve të rëndësishme dhe të besueshme ndërkombëtare, për të thënë mjaft me këtë lloj marrëzie. Rënia e euros ka qenë goditja kryesore për eksportet. Dy janë rrugët, e para zhvillimi i industrisë të ushqimit, ku përfshihet edhe bujqësia, transportet, marketingut. Kjo industri në gjithë botën zë 1/3 e ekonomisë. Industria është një monstër sa i përket potencialeve që ka. Importet ushqimore janë të nivelit 500-600 milionë euro. Ndërkohë që situata është e nderë dhe vendet po përgatiten për një luftë, ne do jemi në hall të madh nëse s’do kemi të zhvilluar industrinë e ushqimit brenda vendit”.

Zusi tha ndër të tjera që turizmi nuk po ndikon në përmirësimin e jetës së njerëzve në Shqipëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy