
Policia e Vlorës ka zbuluar një rast të ushtrimit të prostitucionit nga katër gra të huaja.
Të rejat, përkatësisht, A. A. (24 vjeç, nga Moldavia), F. S. (34 vjeç, nga Kazakistani), M. G. (38 vjeç, nga Venezuela) dhe C. J. (33 vjeç, nga Kolumbia) dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për të ushtruar prostitucion dhe përfituar para nga ky aktivitet.



