
Të ftuar në “Zgjohu me MCN” Dua dhe Lukas nënë e bir kanë rrëfyer marrëdhënien e tyre të veçantë dhe mbëstetjen që gjyshja i ka ofruar nipit pas divorcit të prindërve të tij.
Dua tregon se pas divorcit me bashkëshortin, ish-vjehrra e saj ka qenë ajo që e ka mbëhstetur më së shumti duke lënë Shqipërinë dhe zhvendosur bashkë me të dhe nipin në Angli vetëm për tu kujdesur për ta.
Ajo shprehet se Lukas ka një marrëdhënie të shkëlqyer me gjyshen e tij dhe është mjaft i lumtur që e ka pranë atë.
Vjehrra mundohet të bëjë gjithçka për Lukas, ajo ka thënë se duhet të bëhesh e fortë dhe të dalësh për djalin. Lukas ka qëndruar 9 muaj në Shqipëri dhe gjyshja e çon në terapi dhe janë shumë të lumtur sëbashku kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ne mundohemi për më të mirën e Lukas. Asaj i besoj shumë. Unë jam rritur vetë me gjyshër dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë dashuria e tyre. Lukas e kërkon gjithë kohës nënën.
Kam qenë 21 vjeçe kur kam lindur Lukas. Për hatër të fëmijës duhet të harrosh çdo gjë që ke kaluar dhe të fokusohesh te jeta e fëmijës dhe gjyshja është një pjesë shumë e rëndësishme në jetën e Lukas, sidomos të kesh një fëmijë autik nuk është e lehtë, por kjo është jeta dhe ne duhet të përballemi me të. Ajo është një heroinë që nuk di çfarë fjalësh të them për ta falenderuar.



