Mandatet e Tahirit, Selamit dhe Roshit/ KQZ i kërkon prokurorisë informacione shtesë

Mandatet e Tahirit, Selamit dhe Roshit/ KQZ i kërkon prokurorisë informacione shtesë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk mori sot asnjë vendim në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e madateve të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si për kryetarin e bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi. KQZ e ka ndërprerë mbledhjen e stome duke e shtyrë vazhdimin e saj për më 29 dhjetor. Kjo kohë do të shërbejë që prokuroria të ofrojë disa informacione më specifike rreth kërkesës së saj për rastet e tre zyrtarëve.

Kreu i KQZ-së, Denar Biba, tha se “Prokuroria ka 48 orë kohë për të na i vënë në dispozicion”.

Dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi u mbrojtën nga avokatët përkatës, të cilët kërkuan që KQZ të mos marrë parasysh kërkesën e prokurorisë.

Sipas strukturës së Prokurorisë për dekriminalizimin, të tre zyrtarët janë gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit pasi nuk kanë deklaruar dënime që kanë marrë dhe vuajtur në disa shtete të BE-së.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy