
Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur këtë të martë në tokën shqiptare. Në një ceremoni të zhvilluar pa praninë e medias, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet.
Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal pasi, trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro.
6 persona u morën në pyetje në atë kohë, ndërsa prifti i Kishës refuzoi të jepte shpjegime. Pas analizave të AND-së që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë. Sot, në fshatin Kosinë kanë qenë të pranishëm Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes.



