Opozita jashtëparlamentare ka përzgjedhur të deleguarin në komisionin e posaçëm që do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.
Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik dhe ish-deputet i PD-së, është përzgjedhur në emër të demokratëve dhe Opozitës së Bashkuar.
Përzgjedhja e Bylykbashit vjen një ditë pasu u mblodh Konferenca e Kryetarëve, në të cilën kryeparlamentari Ruçi kërkoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të zgjedhë 12 anëtarët e rinj të KQZ-së.
Sot, kryedemokrati Lulzim Basha priti në selinë blu nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, me të cilin ka zhvilluar konsultime, pas të cilave u zyrtarizua emri i përfaqësuesit të opozitës jashtëparlamentare.



