James Hewitt, një ish-drejtues në ushtrinë britanike, për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike me princin Harry, është përfolur shpesh se mund të jetë babai i vërtetë i tij.
Këtë e përforcon akoma më shumë fakti se Hewitt dhe Lady Diana kanë pasur një lidhje dashurie.
Vetë Hewitt, sot 58 vjeç, e ka pranuar se ka qenë i lidhur me Lady Dianën në vitin 1986. Në një intervistë për një television australian, ai ka sqaruar se koha e lidhjes së tij me Dianën dhe lindja e Harryt e hedhin poshtë këtë hamendësim.
“Lidhja ime me Dinanën nisi dy vjet pasi kishte lindur Harry. Sot ai djalosh shqetësohet shpesh nga ky maskarallëk që përhapet nga media”, ka thënë ai.



