
ISIS-i dëshiron të nisë një "fazë të re" dhe syrin ia ka vënë Izraelit, sipas një audiomesazhi të transmetuar në rrjetin propagandistik xhihadist.
Zëdhënësi i ISIS-it, Abu Hamza al-Quraishi, në një transmetim audio, tha sot se udhëheqësi i ri i ISIS-it Abu Ibrahim al-Hashimi al- Quraishi po i inkurajon luftëtarët e tij që të "fillojnë një fazë të re" dhe ka premtuar operacione të rëndësishme kundër Izraelit.



