Deklarimi i pronarëve përfitues, Lazimi: Iniciativë pozitive, por krijon dhe abuzivitet!

Deklarimi i pronarëve përfitues, Lazimi: Iniciativë pozitive, por krijon dhe abuzivitet!

Majlind Lazimi, ekspert ekonomie deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ligji për deklarimin e pronarëve përfitues krijon në disa raste edhe mundësinë për abuzime pasi në kompanitë e mëdha mund të ndahen aksionet.

Duke vijuar logjikën e tij, Lazimi tha se iniciativa për transparencë është pozitive dhe nuk bëhet për kompanitë e vogla, por për kompanitë e mëdha, pronarët përfitues final nuk janë të ditur dhe që kanë raporte me qeverinë dhe fondet e shtetit.

Thelbi është që nga një anë është nevojë për rritjen e transparencës aplikimi i këtij ligji, nga ana tjetër do të shohim aplikimet që ka pasur në ekonominë tonë. Ligji përfshin dhe deklarimin e pronarëve përfitues për aksionerët që kanë më shumë se 25%. Krijon abuzivitet, kushdo që ka një kompani mund të ndajë në 3 -4 aksionerë dhe asnjë nga këto nuk ka detyrim të deklarohet. Nëse iniciativa ka qenë pozitive, problem qëndron në faktin se prej kohësh flasin për koncesione që janë me kompani offshore, dhe pronarët përfitues final nuk janë të ditur. Thelbi nuk është për kompanitë shqiptare apo sturt up. Bëhet fjalë për biznese që kanë trajtime preferenciale, dhe për biznese me investitorë që kanë raporte me qeverinë dhe fondet e shtetit. Si ky ligj i adreson këto çështje me këto klauzola janë të paqarta për të zbuluar aksionerët. Ka mënyrë ligjore për t’iu shmangur këtij ligji.

Amnistia fiskale është përtej një ligji të caktuar duhet parë në ca drejtime, ka nevojë për një kompromis të natyrës politike. Amnistia nuk mund të jetë shkop magjik që do të zgjidhë problemet e ekonomisë shqiptare. Unë nuk besoj se kemi deficit të amnistisë. Amnistia fiskale po ndodh në heshtje.

Problemi është sa ka vullnet që kjo gjë të zbatohet. Problemi janë mekanizmat që monitorojnë zbatimin e ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy