1 ton drogë në katër muaj në portin e Durrësit, Hoxha: Grupet po tentojnë të kenë bazë këtu

1 ton drogë në katër muaj në portin e Durrësit, Hoxha: Grupet po tentojnë të kenë bazë këtu

Sasinë prej një ton droge të kapur në katër muaj në vendin tonë gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar si rekord. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Hoxha tha se kjo sasi është kapur në pesë ngarkesa dhe sipas tij grupet e krimit të organizuar po tentojnë të kenë një bazë të sigurt në vendin tonë.

“Kemi një rekord gjatë këtij viti, brenda 4 muajsh kemi kapur 1 ton. Janë kapur në 5 raste. Ato po tentojnë të kenë bazë këtu. Ajo sasi është shumë e madhe dhe nuk është për tregun shqiptar, por çfarë ka ndodhur? Në potin e Durrësit kompania që ka skanerin është me lidhje amerikane. Përgjegjësi ka jetuar 13 vite në Afrikë dhe është kthyer. Skaneri nxjerr vendet e dyshimta dhe pastaj varet nga sa e aftë është policia dhe strukturat e hetimit. Për fat të keq ne nuk kemi burimet njerëzore dhe logjistike për ti shkuar deri në fund gjërave”, u shpreh gazetari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy