
Astrologia Elena Demollari, edhe këtë javë në emisionin “Zgjohu me MCN”, solli parashikimin javor përmes letrave Tarot për të 12 shenjat e horoskopit.
Dashi
Këtë javë duhet të jeni të kujdesshëm, pasi mund të përballeni me humbje në punë, kriza në marrëdhënie ose shpenzime të papritura.
Ruani qetësinë dhe mos bini pre e mashtrimeve apo manipulimeve.
Kujdes nga njerëz që mund të përhapin thashetheme ose të përpiqen t’ju dëmtojnë pas shpine.
Mund të merrni lajme të papritura, por disa gjëra mund të mbeten përgjysmë.
Është e mundur një rikthim dashurie apo një udhëtim i gjatë.Demi
Një grua xheloze mund të jetë futur në mendimet tuaja dhe të përpiqet të ndikojë negativisht.
Keni kaluar situata të turbullta, por së shpejti do të vijë qartësimi.
Parashikohet një udhëtim jashtë shtetit dhe lajme të mira që lidhen me një projekt apo investim në shtëpi.
Gjithashtu, mund të keni çështje ligjore me shtetin që do të zgjidhen në favorin tuaj.Binjakët
Keni nevojë për kujdes ndaj manipulimeve dhe mashtrimeve.
Do të keni përfitime të vogla financiare, ndërsa nga ana shpirtërore do të gjeni qetësi dhe fillime të reja.
Do të tregoni forcë dhe durim për të arritur qëllimet tuaja, edhe pse rruga mund të jetë e gjatë.Gaforrja
Kujdes nga energjitë negative dhe ndikimet e këqija.
Mund të përballeni me ndarje ose zhgënjime që ju tronditin shpirtërisht.
Do të ketë disa pengesa në punë dhe në jetën personale, por më vonë gjithçka do të stabilizohet.
Një projekt me një bashkëpunëtor mund të sjellë përfitime.
Parashikohet ngritje financiare dhe energjitë pozitive të universit do t’ju shpërblejnë.Luani
Keni kaluar trauma dhe zhgënjime nga e kaluara.
Në punë, gjërat mund të ecin ngadalë, ndërsa situatat familjare janë disi të ndërlikuara.
Kujdes me shëndetin, bëni një kontroll nëse ndjeni lodhje.
Megjithatë, gjërat do të përmirësohen gradualisht.Virgjëresha
Kujdes me shëndetin dhe stresin shpirtëror.
Në marrëdhënie mund të ketë pengesa, debate ose keqkuptime.
Nëse keni marrë një kredi, menaxhojeni me kujdes.
Në fund, gjërat do të stabilizohen.
Në disa raste mund të ketë nevojë për ndërhyrje mjekësore ose operacion – tregoni kujdes.Peshorja
Kujdesuni për veten dhe mos lejoni që plagët e së kaluarës t’ju mbajnë peng.
Mund të ndiheni të mbingarkuar, por lajmet e mira janë pranë.
Nëse keni çështje ligjore, fitorja është në anën tuaj.
Do të dilni fitimtarë në shumë drejtime dhe do të rifitoni ekuilibrin tuaj.Akrepi
Keni kaluar situata të vështira, por tani do të dilni nga errësira.
Prisni lajme të mira dhe zhvillime pozitive.
Në dashuri mund të ketë ende pak trishtim, por gjithçka do të shkojë drejt përmirësimit.
Mund të merrni edhe lajme për një shtatzëni. Në përgjithësi, një javë me energji pozitive.Shigjetari
Mund të përballeni me debate, konflikte apo keqkuptime personale.
Ruani qetësinë dhe tregoni besim te universi.
Do të gjeni zgjidhje për problemet tuaja dhe do të keni ndryshime pozitive në biznes.
Një udhëtim ose lajm i rëndësishëm mund të ndryshojë rrjedhën e javës suaj.
Ngritje ekonomike në horizont.Bricjapi
Një person i tretë mund të jetë futur në marrëdhënien tuaj, ndaj tregoni kujdes.
Në punë, një projekt i ri ose udhëtim i gjatë do të sjellë zhvillime pozitive.
Mund të ketë rikthim dashurie ose pajtim me dikë.
Në çështje ligjore, përgjigjet do të jenë pozitive.
Financat do të jenë kryesisht të mira, me përfitime të vogla por të qëndrueshme.Ujori
Keni shumë ngarkesë mendore dhe emocionale.
Mund të ketë largim nga vendbanimi ose udhëtim pune.
Do të merrni lajme pozitive për dokumente apo projekte të reja.
Një takim i papritur mund të rikthejë emocione të vjetra.
Kujdes me kokëfortësinë – pranojeni gabimin kur është e nevojshme.Peshqit
Disa plane mund të shtyhen ose prishen.
Mos tregoni shumë për planet tuaja, pasi mund të përballeni me zili.
Keni qenë shpirtërisht të lënduar, por do të gjeni qetësi dhe forcë të brendshme.
Do të ketë përfitime të vogla financiare, por të qëndrueshme.
Fillime të reja janë përpara – kujdesuni për shëndetin dhe emocionet tuaja.



