Ruçi në krye të Kuvendit, reagon për herë të parë Basha: Është e turpshme

Ruçi në krye të Kuvendit, reagon për herë të parë Basha: Është e turpshme

Pasi Gramoz Ruçi është zgjedhur kryetari parlamentit me 80 vota, dy prej të cilave nga opozita, si LSI ashtu edhe PD kanë lënë sallën e parlamentit.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pasur edhe një prononcim të shkurtër për mediat pranë ish-të përndjekurve që protestonin jashtë, ku ka deklaruar se është e turpshme që Gramoz Ruçi të zgjidhet në krye të parlamentit.

“Është e turpshme të zgjidhet Gramoz Ruçi në krye të parlamentit. Ai është përgjegjës për masakrën e 2 prillit dhe 4 viktimat e pafajshme”, ka thënë Basha.

Ai ka mbështetur edhe protestuesuesit, duke thënë se PD do jetë në anën e tyre.
“Do jemi në krahun tuaj dhe vlerat që përfaqësoni. Do jemi çdo ditë me qytetarët dhe kundër krimit e korrupsionit”, deklaroi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy