Vijon operacioni antidrogë në Vlorës, sekuestrohen 600 kg kanabis sativa

Vijon operacioni antidrogë në Vlorës, sekuestrohen 600 kg kanabis sativa

Vijon operacioni masiv antidrogë i Policisë në Llakatund, në Vlorë.

Efektivet e Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Vlorës, menjëherë nga krehja që i kanë bërë zonës përreth terrenit ku u konstatuar dje lënda narkotike, ditën e sotme kanë gjetur një sasi tjetër me lëndë narkotike në pjesën perëndimore të fshatit Drithas, Vlorë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit Cannabis Sattiva. Dyshohet se kjo sasi mund të jetë rreth 600 kg. Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.

Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të saj drejt ambienteve të DVP Vlorë. Ndërsa, gjatë mbrëmjes së djeshme policia ka sekuestruar një sasi prej 15 ton kanabis sativa, po në Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy