Ka rënë prangat e policia pas tre vutesh arrati 46-vjeçari i shumëkërkuar Genis Mëhillaj, i akuzuar si porositësi i disa vrasjeve me pagesë, dhe anëtar i të ashtuquajturës “Banda e Tritolit”.
Arrestimi i tij është bërë ditën e sotme, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për veprat penale "Qëllime terroriste", "Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një punonjësi që kryen funksione publike", "Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake" dhe "Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”.
Dy kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj nga Dukati i Vlorës, dyshohet se janë personat të cilët kanë porositur vrasjet me pagese tek Julian Sinanaj.
Kushërinjtë Mëhillaj “peshkonin” biznesmenët e mëdhenj dhe lidhnin marrëdhënie të ngushta miqësore me ta, duke krijuar besim për mosnxjerrje sekreti. Sa herë që biznesmenët ankoheshin për konkurrentët e tyre, Mëhillajt i këshillonin që të ekzekutonin kundërshtarët. Kjo ishte një punë e lehtë, pasi ai mund të paguante dikë, për eliminimin e kundërshtarit. Nga ana tjetër, ata i siguronin se kishin në varësi një person që e kryen vrasjen me saktësi të madhe, pa lënë asnjë gjurmë në vendin e krimit. Për të përforcuar idenë, i flisnin edhe për karrierën e pasur kriminale të Julian Sinanajt.
Kur biznesmenit i mbushej mendja, se e vetmja rrugëzgjidhje për të shpëtuar nga rivali ishte vrasja, atëherë ai bënte marrëveshje me kushërinjtë Mëhillaj. Mes palëve nisnin bisedimet për pazaret, të cilat ishin të ndryshme, në varësi të personit që do të vritej. Pas kësaj, Erjon (Andon) dhe Genis Mëhillaj, kontaktonin direkt me Julian Sinanajn. Ata bisedonin për objektivin e radhës, shumën e parave që jepte porositësi për “kokën” e viktimës dhe një fotografi, të shoqëruar me të dhëna personale rreth këtij të fundit.
Pasi binin në dakordësi, 31vjeçari niste procedurat, për të përfunduar me sukses porosinë e radhës, prej së cilës do të merrte një shumë të konsiderueshme parash. Mësohet se Mëhillajt ishin ura lidhëse mes Julian Sinanajt dhe porositësve. Këta të fundit, në të shumtën e rasteve, nuk kishin kontakte me njëritjetrin.
Gjatë dëshmive të dhëna në prokurori, Sinanaj ka thënë se ai nuk e dinte se kush ishte personi që paguante për punën e tij dhe nga ana tjetër nuk dinte as motivin. Gjithçka mbetej anonime dhe të vetmit persona që kishin informacione të gjëra, ishin kushërinjtë Mëhillaj, të cilët janë shpallur persona në kërkim.
Pavarësisht se burime nga policia bëjnë me dije se të arratisurit merrnin rreth 2030 mijë euro për çdo ndërmjetësim që bënin, Julian Sinanaj i ka dekonspiruar me pretendimin se ata merrnin pjesën më të madhe të parave. “Unë bëja të gjithë punën dhe ata që më jepnin porositë se cilin duhej të vrisja, merrnin më shumë se unë. Jam i pakënaqur për mënyrën se si funksiononte e gjithë kjo situatë”, mësohet se ka thënë Sinanaj përpara prokurorëve, duke u hakmarrë ndaj kushërinjve sekserë.



