Të rinjtë në politikë, Vatnikaj, Makaj e Lika: Ka interes, por është keqshfrytëzuar nga partitë. Blloshmi: S’duhet të bëhen palë me mentalitetet e vjetra

Të rinjtë në politikë, Vatnikaj, Makaj e Lika: Ka interes, por është keqshfrytëzuar nga partitë. Blloshmi: S’duhet të bëhen palë me mentalitetet e vjetra

Sidorela Vatnikaj, aktiviste tha në studion e MCN Informacion se në vendin tonë nuk është ndërtuar një kulturë që i aktivizon të rinjtë në politikë. Sipas Vatnikajt, interesi i të rinjve ka ekzistuar gjithmonë, por mënyra si është shfrytëzuar nga partitë ka qenë zhgënjyese.

 “Nuk është ndërtuar një kulturë që i aktivizon studentët. Pati shumë të rinj, dhe pak pasur dëshirë të të rinjve për t’u aktivizuar. Fakti që partitë e mëdha politike kanë qenë të mbyllura ndaj zërave të rinj, zërave kritikë, apo  fakti që partitë e reja u krijuan si formacione nga kryetarët që përfaqësonin më shumë sesa një përzgjedhje e aktivistëve në fusha të caktuara bënë që këta aktivistë që mund të donin të angazhoheshin të ndihen të përjashtuar dhe jo pjesë e procesit. Interesi nuk është se nuk ka qenë aty. Mënyra si është shfrytëzuar nga partitë politike për mua ka qenë zhgënjyese”.

Esli Makaj, studente në degën e sociologjisë tha se një pjesë e madhe e të rinjve e sheh politikën, apo votën e tyre si një mënyrë që të gjesh një vend pune.

“Të rinjtë e shohim politikën në një qasje pragmatiste pak negative. Dëgjoj biseda nga studentë dhe shikon qasjen. Nuk mund ta përdorësh politikën apo votën tënde që nesër të gjesh një vend pune. Nëse ke këtë mendësi në moshën 18 vjeçare ku je i pavarur nga strukturat shtetërore, si pritet ky ndryshim kur në këtë moshë që duhet të jetë mosha kur ke idealet më të fora, të bësh një ndryshim kur ke këtë lloj qasje.

Duhet të kesh ndërgjegje kolektive. Duhet edukuar dhe edukimi vjen nga ne”.

Sipas Vilson Blloshmit të rinjtë janë të përfshirë në politikë, duke shtuar se ajo që i duhet vendit tonë është që kjo shtresë të mos bëhet palë me mentalitetin e vjetër.

“Të rijnë sot por edhe në zgjedhjet e tjera, kanë qenë të përfshirë. Mua më ndodh që aty ku banoj, kanë filluar partitë të bëjnë mitingje. Dhe javët e fundit kanë qenë partitë kryesore që kanë bërë takime. Shoh që pjesa më e madhe në fushatë janë të rinjtë. Po si është angazhimi? Vendit  tonë i duhet që ne të gjejmë forcën brenda nesh që të kuptojmë që s’duhet të bëhemi palë me mentalitet e vjetra por është ajo retorikë që duhet të luftojmë për të sjellë një mentalitet të ri, njerëz të rinj”.

Për Edison Likën, të rinjtë që janë të përfshirë në fushatë janë kopje e shëmtuar e kryetarëve të partive ku ata bëjnë pjesë

“Të rinjtë ne i kemi të përfshirë në fushatë, por janë të përfshirë thjesht si dekor. Në ligjërimin publik i riu dhe e reja në moshë është përdorur gjithë kohës. Partive të vjetra u duhej të maskonin fushatën e tyre me 23 elementë të rinj. E reja duhet të vijë si kundërvënie ndaj të vjetrës.

Këta të rinj nuk i shohim si njerëz që përpiqen të kenë individualitetin e tyre politik. I sheh që janë kopje e shëmtuar e kryetarëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy