Rama i përgjigjet Trump-it: I gatshëm të kontribuoj në Bordin e Paqes. Shqipëria qëndron krah SHBA-ve

Rama i përgjigjet Trump-it: I gatshëm të kontribuoj në Bordin e Paqes. Shqipëria qëndron krah SHBA-ve

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit amerikan, Donald Trump, përgjigjen zyrtare ndaj ftesës për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për Administrimin e Gazës, duke u shprehur i gatshëm të kontribuojë si pjesë e nismës. 

 

Në përgjigjen e tij kreu i qeverisë shqiptare thotë se: “është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim”.

 

Ai vë në dukje se Shqipëria “në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global”.

 

Duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, mbyll mesazhin Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy