Tentuan të vrisnin 22-vjeçarin për gjakmarrje
Policia e Lushnjës ka identifikuar dhe arrestuar dy persona, të dyshuar se porositën dhe tentuan të vrisnin me armë një 22-vjeçar për motive gjakmarrje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ballagat në muajin mars, ku mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me të, në momentin e të shtënave.