Autoriteti Portual i Vlorës, ka njoftuar se për shkak të motit të keq, duke nisur nga sot (e diel) deri të hënën (24 mars) në ora 22:00, do të anulohet udhëtimi me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.
Gjithashtu, në datat 23-25 mars do të ndalohet dhe lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 23-25.03.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025 në drejtimin Jug- Jug-lindje në forcën deri 8-9 bft me shpejtësi ere deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 06:00 datë 23.03.2025.
2. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë- Brindisi- Vlorë, do të anulohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025.
4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025.



