Rama tërhiqet nga “pasaportat e arta”, Borrell: Mirëpritëm deklaratën e kryeministrit, skema s’do të ndiqet më tej (VIDEO)

Rama tërhiqet nga “pasaportat e arta”, Borrell: Mirëpritëm deklaratën e kryeministrit, skema s’do të ndiqet më tej (VIDEO)

U mbajt sot në Tiranë mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë. 

Gjatë konferencës së përbashkët për media përfaqësuesi i lartë i BE Josep Borrell tha se kryeministri Rama është tërhequr nga nisma për “pasaportat e arta”.

Mesazhi kryesor është angazhimi ynë i patundur për integrimin europian të Shqipërisë. Po punojmë së bashku për integrimin e Shqipërisë në të gjitha linjat. Dua të vlerësoj që ky vend ka treguar një angazhim të fuqishëm ndaj reformave të nevojshme. Shqipëria ka zbatuar një reformë rrënjësore në drejtësi. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Patëm mundësinë të mirëpresim deklaratën e z.kryeministër se skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej".

Kryeministri Rama është shprehur se e kanë pezulluar projektin e "pasaportave të arta" derisa të marrë vendim Gjykata Europiane. 

“E kemi pezulluar projektin e pasaportave të arta. Nuk do ta nxjerrim më këtë inciativë në tavolinë pa vendosur Gjykata Europiane. Nëse vendos gjykata europiane kundër, nuk do e hapim më si çështje.

Ndër të tjera, Rama theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të përqafojnë plotësisht dokumentin e ofruar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Po ashtu ai tha se është krenar për reformën në drejtësi, që sipas tij ka filluar të japë frute.

Më lejoni të them që e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Unë dua të besoj me gjithë zemër dhe me gjithë mendjen, që asnjëra palë as tjetra nuk do t’ia lejojnë vetes, të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij. BE i ka ofruar Kosovës, Serbisë, rajonit, gjeneratave, një rrugë të re. Një kohë tjetër të nevojshme për të arritur në përmbylljen përfundimtare në procesin e njohjes reciproke.  Duke folur për Shqipërinë, jemi të lumtur të konstatojmë se gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve. Mund të konstatojmë ecurinë e reformës në drejtësi. Ka filluar të japë frute domethënëse. Ka edhe ajo ferrat dhe gropat e veta, por një gjë është fakt, në Shqipëri po ndodh ajo që pak kohë me para askush s’e imagjinonte. Drejtësia, institucionet e reja, SPAK, po godet njerëz, individë, të lidhur me pushtetin apo jo, siç ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi. Po tregojmë se koha e të paprekshmëve dhe koha e të strehuarve nën ombrellën e pushtetit ka mbaruar. Jam krenar që në rajon është i vetmi vend që e ka hedhur këtë hap.

Kujtojmë që dy nismat e qeverisë Rama për "pasaportat e arta" dhe amnistinë fiskale u kundërshtuan nga Brukseli. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy