Një humbje e madhe për botën e sportit por jo vetëm. Ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare kampioni shqiptar i peshëngritjes Mirjan Hakani, i cili 25 vitet e fundit ka qenë një nga drejtuesit e sportit të kryeqytetit.
Miri siç i thërrisnin të gjithë ishte mishërimi i njeriut pozitiv që ndihmonte komunitetin dhe e shikonte sportin si një katalizator social.
Stafi i TemA TV i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe miqve të Mirjan Hakanit.



