Ambasadorja Amerikane për Shqipërinë, Yuri Kim ka takuar Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, për të diskutuar qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me situatën në Iran.
Gjatë takimit është diskutuar edhe marrëveshja e reformës zgjedhore e arritur para dy ditësh mes mazhorancës dhe opozitës në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, ku një ka konkluzionet e dakordësuara është që reforma të përfundojë deri më 15 Mars.
Njoftimi i Ambasadës:
“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. SHBA qëndron krah Shqipërisë”.



