Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot lidhur me 4200 firmat e dorëzuara nga Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Basha ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj qeverisë, duke thënë se është bërë pjesë e një përpjekjeje për një puç brenda Partisë Demokratike.
Në një prononcim për mediat, Basha thekson faktin se firma e 1/4 të do të vinte në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.
Sipas tij nëse do të ishin mbledhur firmat, Berisha do i kishte dorëzuar sipas statutit të PD-së.
Basha tha se e gjitha ishte një bllof i luajtur nga Berisha për hallet e tij personale, ndërsa theksoi se Kuvendin mund ta thërrasë vetë ai kur bëhet fjalë për demokratët, ndërsa shtoi se Berisha dështoi me mbledhjen e firmave që duhen për mbledhjen e Kuvendit.
I zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje duke fshehur bllofin e tij dhe mungesën e firmave për 1/4 e anëtarëve të Kuvendit që do vinte në lëvi\je mekanizmin për thirrjen e Kuvendit.
Nëse do ti kishte mbledhur do ti kishte dorëzuar sipas statutit në mënyrë që të nisnim procedurën statutore që ai e njeh shumë mirë dhe fakti që s’e ka bërë cdo demokrat e kupton shumë mirë pse s’e ka bërë se e gjitha ka qenë një bllof.
Ajo që e nisi si një betejë gjoja për demokratizimin e PD, përfundoi si një betejë për hallet e tij personale dhe për pushtetin e tij personal.
Përgjigja e statutit është fare e qartë, ka një proces shumë të qartë. Ju ftoj ti referoheni gjithcka që Sekretari i Përgjithshëm ju ka përsëritur dje ndërsa qëndrimin tim i krytar e keni të qartë është pa asnjë ekuivok.
Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm ta thërras unë, për demokratët dhe një kuvend të demokratëve.
Pra dua ta hedh poshtë gënjeshtën e shpërndarë se PD dhe kryetari i saj s’duan Kuvend.
Jo ajo që kam thënë kudo është që asnjë kuvend e asnjë institucion i PD s’do marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe PD nuk do kthehet në bunker për hallet personale as të Berishës e askujt tjetër, PD do mbetet shpresa e demokratëve.
Ne do ecim para se kemi një armik jo një kundërshtar, kemi një regjim përballë dhe po shikoni që regjimi mbështetet në një trekëndësh.
Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD, prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore sic i di mirë rregullat e kësaj partie.
Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën.
PD do bëjë gjithcka me lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armiun e vëretë të shq ramën e regjimin e tij ta cojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë.
Ne kemi cuar iniciatia e do ndërmarrin çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që gjithë shqiptarëve tu kthehet vota e vjedhur dhe shpresa e vrarë”



