“Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut”, Alabbar: Shqipëria ka indikatorët e duhur të tërheqë investime të huaja (VIDEO)

“Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut”, Alabbar: Shqipëria ka indikatorët e duhur të tërheqë investime të huaja (VIDEO)

Investimit 2 miliard euro të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, i është bërë jehonë në median prestigjoze CNN.

Mohamed Alabbar në intevistën për CNN teksa e quan vendin tonë "Europa e re" thotë se vendosi të investojë në vendin tonë pasi të gjithë indikatorët sipas tij janë pozitivë. Për qeverinë thotë se punon vazhdimisht që të jetë pjesë e BE, ndërsa thekson se vendi jonë ka përparuar.

"Europa  e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh ç’po ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e Evropës së vërtetë".

1619817096_1619816498Arabdurres2.jpg

I pyetur lidhur me reputacionin negativ që ka vendi jonë për trafik droge, korrupsion, ai tha se këto i përkasin të shkuarës dhe se Shqipëria ka bërë hapa para për forcimin e demokracisë dhe përthithjen e investimeve të huaja. Këtu shtoi se ai nuk do që thjesht të ndihmojë në procesin e rindërtimit por edhe ta fusë vendin tonë në hartën e përthithjes së investimeve të tjera të huaja.

"Shqipëria ka një të shkuar për shkak të qeverive në të shkuarën. Të gjithë indikatorët janë shumë pozitivë për mua prandaj jam duke bërë këtë projekt dhe jam shumë krenar që jam i pari. Rindërtimi po ndodh tani dhe shpresoj që të kontribuojmë jo vetëm në rindërtim por edhe për të futur Shqipërinë në hartë që të ftohen të tjerë investitorë", shtoi ai.

1619817118_1619816507Arabdurres1.jpg

Në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera. Ndërkaq shtoi se këto investime i ka bërë dhe në vende të tjera.

Porti i Durrësit do të kthehet në një port turistik, i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të marinës detare të përshtatura për jahte, një terminali modern pasagjerësh dhe ndërtesave, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie.

Porti i ri turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare.  Porti tregtar do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos, duke i dhënë kështu fund problemeve me ndotjen që ka patur deri më sot qyteti i Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy