Deklaratat e Ramës për bashkim me Kosovën, NATO: Të shqetësuar!

Deklaratat e Ramës për bashkim me Kosovën, NATO: Të shqetësuar!

Organizata e Atlantikut të Veriut në një reagim mbi deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se Ballkani Perëndimor rrezikon destabilitetin nëse nuk ka perspektivë të qartë evropiane, thekson se liderët e Ballkanit duhet të angazhohen në dialog.

Në një reagim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, NATO thekson se është e shqetësuar rreth përkeqësimit të situatës së fundit në rajon.

“Jemi të shqetësuar rreth situatës kohët e fundit, apelojmë për dialog. Ne inkurajojmë liderët e Ballkanit Perëndimor që të përmbahen ndaj detyrimeve të tyre dhe të vazhdojnë pajtimin përmes dialogut. NATO dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar kanë rol të ndihmojnë, por zgjidhja përfundimtare e problemeve të rajonit duhet të gjenden në rajon”, thuhet në reagim.

Kryeministri Rama deklaroi se një bashkim i Shqipërisë me Kosovën është një projekt i mundshëm në rast se Bashkimi Europian do t’i zbehë këtyre vendeve shpresën për t’u bërë pjesë e unionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy