Plumbat mbi TCH ,Sejamini: Mesazh që media nuk duhet të përfshihet në gjëra të caktuara, s’ka të bëjë me fjalën e lirë

Plumbat mbi TCH ,Sejamini: Mesazh që media nuk duhet të përfshihet në gjëra të caktuara, s’ka të bëjë me fjalën e lirë

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se krimi në Shqipëri është fuqizuar aq shumë sa nuk pyet as për mediat që dallohen për raporte të mira me shtetin.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Sejamini tha se kjo kurajo e madhe për të sulmuar TCH që është media që ka marrëdhënie të mirë me shtetin tregon që luhen interesa që s’kanë të bëjnë me fjalën e lirë dhe se mesazhi është që media nuk dueht të përfshihet në gjëra të caktuara.  

Kemi një rast tjetër kur është vrarë një viktimë e pafajshme. Fakti është që është goditur ndërtesë e një media dhe shteti s’ka bërë asgjë. Krimi është fuqizuar aq shumë sa nuk pyet as për median që dallohet për raporte miqësore me shtetin. E kam të vështirë të besoj që i gjithë ky krim, ky sulm është bërë nga njerëz që kanë frikën e fjalës së lirë. Mendoj se ky është që sulm që është bërë interesa që fshihen pas njerit apo tjetrit. Ky mesazh është mesazh që media nuk duhet të përfshihet në gjëra të caktuara. Ne kritikojmë qeverinë, biznesin, jemi të rezervuar kur kritikojmë median, edhe pse është një nga problemet kryesore në vendin tonë.

Kemi një media miqësore me pushtetin. Befas kjo media gjendet në një nga krimet më të rënda që është bërë ndonjëherë. Kjo lloj kurajo kaq e madhe ndaj një biznesi që ka marrëdhënie të mira me pushtetin tregon që luhen interesa që s’kanë të bëjnë me fjalën e lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy