Ekzekutimi në Vlorë, shoqërohen 4 persona, ngrihen disa pika kontrolli (VIDEO)

Ekzekutimi në Vlorë, shoqërohen 4 persona, ngrihen disa pika kontrolli (VIDEO)

Katër persona janë shoqëruar sot nga policia e Vlorës lidhur me atentatin e ndodhur mesnatën e së enjtes në Vlorë, ku u ekzekutua me armë zjarri në derën e shtëpisë Shkëlzen Velaj, 35 vjeç, i cili mbeti i vdekur në vend nga breshëria e kallashnikovit.

4 personat e shtunë oqëruar dyshohet që mund të kenë qenë në dijeni për ngjarjen, ndërsa janë ngritur dhe pika postblloqe për kapjen e autorëve. Pika kontrolli janë ngritur në Vlorë, Orikum, autostradën Vlorë-Fier, madje edhe në Elbasan.

35-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë është vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”.  Bashkë me vëllanë e tij u vranë dhe dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Masakra ndodhi më 7 prill 2015 parë në lagjen “Çole” të Vlorës. Ajo e ka zanafillën në një sherr të nisur në të gdhirë të së martës në një kazino pranë portit të qytetit bregdetar. Konflikti mes grupeve të të rinjve u kthye në një far west të vërtetë ku si pasojë e përplasjes së armatosur në lokal mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy