Një grua 25-vjeçare lind nëntënjakë

Një grua 25-vjeçare lind nëntënjakë

Një grua në Mali ka lindur nëntë foshnje, duke habitur edhe mjekët  që e kishin ndjekur gjatë shtatzënisë.

Halima Cisse, 25 vjeç, pritej të lindte shtatë foshnje, sipas ekografive të bëra në Marok dhe Mali.

Por në sallën e lindjes erdhën në jetë nëntë fëmijë me prerje cezariane.

Shtatzënia e Cisse ka magjepsur kombin afrikan perëndimor dhe ka tërhequr vëmendjen e liderëve të tij.

Kur mjekët në mars thanë që ajo kishte nevojë për kujdes të specializuar, lideri i vendit, Bah Ndaw, urdhëroi që ajo të dërgohej në Marok, ku lindi pesë vajza dhe katër djem, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Malit.

Nëntënjakët janë jashtëzakonisht të rrallë.

Komplikimet mjekësore në lindjet e shumëfishta të këtij lloji shpesh nënkuptojnë që disa nga foshnjat nuk mbijetojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy