
Në një kohë që fushata e vaksinimit po përhapet gjerësisht në të gjithë botën, ulet gjithnjë e më tej fasha e moshës së personave të cilët duhet ta marrin.
Britania e Madhe i jep “ok” vaksinimit kundër Covid, të fëmijëve me moshë nga 5 deri në 11 vjeç.
Një fakt i tillë u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, pas vendimeve të ngjashme të marra nga autoritetet e Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut.
Në të gjithë Britaninë e Madhe, vaksinimi i fëmijëve nën moshën 12-vjeçare nuk cilësohet urgjent, por lihet në dëshirën e prindërve.
Në 21 shkurt, këshilltarët shkencorë britanik, pritet të komunikojnë linja të reja udhëzimi.



