Bullizimi dhe shantazhet në rrjetet sociale, Sejamini: Duhet edukim masiv i të rinjve

Bullizimi dhe shantazhet në rrjetet sociale, Sejamini: Duhet edukim masiv i të rinjve

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se në rrjetet sociale vihet re rritje e përndjekjes, bullizimi, ngacmimeve seksuale dhe shantazheve. Sipas Sejaminit të rinjtë kanë nevoje për një edukim për vendosjen e kufijve me të tjerët në mënyrë që të mos krijohen këto situata.

“Është rritur shumë dhuna në rrjetet sociale. Përndjekja, bullizmi, ngacmime seksuale, shantazhe dhe është bërë një nga shqetësimet kryesore për të rinjtë. Është një situatë që jemi të gjithë të pavetëdijshëm dhe ndodhim pa dijeni të prindërve. Është një problem që duhet ta ngremë me të madhe dhe ka nevoje për një edukim të të rinjve. Duhet një edukim masiv për të rinjtë sepse krijohen trauma të mëdha. Është një nga shqetësimet kryesore për shoqërinë shqiptare. Prindërit nuk e kanë idenë se në çfarë sikleti janë fëmijët e tyre. Problemi i parë është që të kuptojmë që kemi një problem.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy