Big Band: Ndiqni pasionin për muzikën. Mundësitë janë, duhet vetëm punë (VIDEO)

Big Band: Ndiqni pasionin për muzikën. Mundësitë janë, duhet vetëm punë (VIDEO)

“Big Band” pjesë e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura performoi këtë fundjavë në Gjirokastër përgjatë sezonit veror është duke zhvilluar një sërë shfaqjesh në qytetet turistike. Aktivitetet përfaqësojnë një angazhim konkret të Forcave të Armatosura në mbështetje të jetës komunitare dhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetet shqiptare. Në studion e MCN Informacion, ata ndanë përvojën e tyre në tre vitet e aktivitetit të bandës.

 

Dirigjenti Harlen Nikolli

Në momentin që u hap orkestra ishim një grup të rinjsh që kishin mbaruar universitetin. Hapja e kësaj orkestre ishte një hapësirë e re. Mbështetja e artistëve dhe pedagogëve është shumë e rëndësishme.

Unë u bëj thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. 

 

Violinistja Xhulia Dodaj

Momente të bukura ka në çdo koncert. Nuk e veçoj dot një moment specifik. Marrëdhënia me publikun është shumë e rëndësishme. Ne ndihmi mirë me performancën dhe shohim mënyrën si është transmetuar te publiku.

Unë u bëj thirrje të rinjve ta vazhdojnë muzikën. Mundësitë janë, duhet të punojnë. 

 

Violinçelisti Bashkim Kupi

Jemi bërë viralë në rrjetet sociale. Ne e presim mirë mbështetjen e publikut dhe na motivon. Na njohin në rrugë, por jo plotësisht sepse 3 vite kemi si grup. 

Do të bëjmë krenare uniformën dhe të gjithë shqiptarët. Të rinjtë të mos hezitojnë, nuk i dihet asnjëherë. Ne hymë menjëherë 50 veta në punë. Ndaj duhet të punoni! 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy