Rama në krah të Mitsotakis-it në Derviçan: Ja ku e keni të birin e të atit! Minoriteti, urë e pazëvendësueshme mes dy vendeve

Rama në krah të Mitsotakis-it në Derviçan: Ja ku e keni të birin e të atit! Minoriteti, urë e pazëvendësueshme mes dy vendeve

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka qenë sot në fshatin Derviçan të Dropullit, për të takuar banorët minoritarë.

Në fjalën e mbajtur para banorëve, kryeministri Rama tha se e mbajti premtimin për t’u sjellë “të birin e të atit”, duke iu referuar Kyriakos Mitosktakis, i cili është i biri i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis.

Në fjalën e tij Rama e konsideroi minoritetin grek një urë të pazëvendësueshme mes dy vendeve. 

Ju kisha premtuar që do e sillja këtu të birin e të atit edhe ja ku e keni. Vërtet prekëse dhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem sot këtu, pas thuajse 30 vitesh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit e motrat në minoritet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, i cili me shumë kënaqësi, e ka pritur këtë ftesë.

Për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua të përshëndes të gjithë ata qytetarë si ju të Republikës së Shqipërisë me kombësi greke që i kanë dhënë shumë jo vetëm komunitetit, por i kanë dhënë shumë vendit dhe që falë lirisë e hapjes së kufijve, pas një periudhe të gjatë izolimi mund të lëvizin lirisht mes kësaj ane dhe asaj ane të kufirit. Më vjen mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti në sipërmarrjen shqiptare janë nga më të rëndësishmit në ekonominë tonë. Me vjen jashtëzakonisht mirë që nga ky komunitet ka artistë, piktorë, skulptorë, që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Janinë por që janë të pandarë nga kjo zonë. Edhe vjen mirë që kemi dhe 'djallin' vetë Pirro Dhimën mes nesh, ku je Pirro? S’kanë lënë gjë pa i thënë por siç thotë Niçja, ‘çfarë nuk të vret të forcon’, e unë si 'tradhtar' profesionist të përshëndes!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy