Ish-numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj kërkon nga arratia kthimin e pronave të cilëat SPAK i ka sekuestruar në kuadër të hetimeve që po kryen për tre vepra penale.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme, SPAK njofton se ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror.
“Sekuestro preventive mbi 6 pasuri nga të cilat 4 apartamente në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe dy llogari bankare të po këtij shtetasi, në shumën 124 300 Euro.”
Gjatë shqyrtimit të kërkesës Apeli i GJKKO vendosi ditën e sotme të lërë në fuqi vendimin e sekuestros, duke rrëzuar kërkesën e ish-ministrit.
Ndaj Ahmetaj ka një urdhër arrest ndërkombëtar me masë shtrënguese “Arrest me burg” për veprat penale, “Shpërdorim detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje pasurie”.



