Ndryshimet klimatike po e përkeqësojnë ndjeshëm problemin e alergjive sezonale në mbarë botën, duke zgjatur sezonin e polenit dhe duke rritur intensitetin e simptomave tek miliona njerëz.
Rritja e temperaturave dhe niveleve të CO₂ po bën që bimët të prodhojnë më shumë polen, ndërsa stuhitë ekstreme po krijojnë situata të rrezikshme shëndetësore.
Një nga shembujt më dramatikë është ngjarja e “astmës nga stuhia” në Melbourne në vitin 2016, kur një stuhi e fortë shpërtheu grimcat e polenit në ajër, duke shkaktuar një krizë masive respiratore.
Brenda pak orësh, spitalet u mbingarkuan, mijëra persona kërkuan ndihmë dhe dhjetë persona humbën jetën.
Ekspertët si Paul Beggs theksojnë se ndryshimi klimatik po rrit sasinë dhe sezonalitetin e polenit, ndërsa Leëis Ziska paralajmëron se nivelet më të larta të CO₂ po i bëjnë disa bimë edhe më alergjike.
Po ashtu, Elaine Fuertes thekson se sezonet e alergjive po fillojnë më herët dhe po zgjasin më shumë.
Sipas studimeve, deri në mesin e shekullit, sezonet e polenit mund të zgjaten deri në dy muaj shtesë, duke rritur ndjeshëm numrin e personave që vuajnë nga alergjitë dhe astma.
Shkencëtarët paralajmërojnë se pa ulje të emetimeve të gazeve serrë, situata do të përkeqësohet më tej, si në frekuencë ashtu edhe në intensitet.



