Ndryshon gjithçka, vrasësi i ambasadorit rus në Turqi, mbështetës i Erdogan

Ndryshon gjithçka, vrasësi i ambasadorit rus në Turqi, mbështetës i Erdogan

Vetem dy ditë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, duket se të gjitha hipotezat për lidhjet e vrasësit me terroristët ose me klerikun mysliman që jeton në SHBA, Gylen bien poshtë.

Mediat turke, në rrjetet sociale kanë publikuar një foto që tregon se personi qe vrau ambasadorin rus në ekspozitën fotografike të hënën në mbrëmje në kryeqytetin turk, Mevlüt Mert Altintas, është një mbështetës i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Por mediat pro­qeveritare kanë dal në mbrojtje duke u përpjekur për ta lidhur vrasjen me lëvizjen Gulen, i njëjti grup që u fajësua për grushtin e dështuar të shtetit në muajin korrik në Turqi.

Raportimet e fundit tregojnë se 22-­vjeçari dyshohet se ka lidhje me Presidentin turk Erdogan.  

Por tani duket se ndryshon loja dje hetimet për vrasjen e ambasadorit mund të nxjerrin detaje të reja.

Menjëherë pasi kishte ndodhur vrasja, Erdogan telefonoi urgjentisht homologun e tij Vladimir Putin, një telefonatë që mediat britanike ditën e ngjarjes, e kanë quajtur si “të zënë në panik” nga ana e Presidentit turk.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy