Nuk mbante byzylykë elektronikë/ Si u arratis në Itali Moisi Habilaj (VIDEO)

Nuk mbante byzylykë elektronikë/ Si u arratis në Itali Moisi Habilaj (VIDEO)

Të tjera detaje janë zbuluar nga arratisja e Moisi Habilaj në Itali. Sipas mediave italiane, telefoni që Habilaj kishte në përdorim rezultoi i fikur që prej të shtunës së kaluar. Autoritetet italiane, të cilave u referohen mediat italiane, thonë se Moisi Habilaj ishte në arrest shtëpie në apartamentin e tij të vogël në San Michele di Ganzaria në provincën e Catanias, në atë zonë që për dekada ka qenë territori referues i shefit të Cosa Nostra Ciçio La Roça. Sipas mediave italiane, Moisi Habilaj nuk mbante një byzylyk elektronik për të gjurmuar vendndodhjen e tij.

Habilaj ishte në arrest shtëpie, pasi u dënua me 15 vjet e 5 muaj burgim në një dënim të shkallës së parë. Ky dënim u konfirmua edhe në shkallën e dytë në muajin dhjetor. Për disa ditë Moisi Habilaj nuk ishte vënë në dispozicion të autoriteteve përkatëse, ndërsa siç konfirmojnë burimet hetimore ai raportohet si i arratisur . Megjithatë, mbi këtë histori nuk ka asnjë lajm zyrtar nga forcat e policisë italiane. Arratisja e Habilajt u zbulua gjatë një kontrolli rutinë për ata që ishin në arrest shtëpiak.

Avokatët që e mbrojnë atë përjashtojnë ekzekutimin e një urdhri ekstradimi në Shqipëri, ku Habilaj është përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit Italian. 43-vjeçari Habilaj, para se të shkonte në San Michele di Ganzaria, ishte burgosur në burgun Bicoça. Pastaj u transferua në qytetin e Calatina ku ai ishte mysafir i një të afërmi nga ana e babait për pak më shumë se një muaj. Më pas kaloi në një apartament të ri të pavarur, gjithmonë në territorin e San Michele di Ganzaria, dhe me leje transferimet vetëm në zyrën e tij të dentistit.

Në fazat e hershme të gjykimit të shkallës së parë, Habilaj zhvilloi idenë për të biseduar me magjistratët. Habilaj pranoi të bisedonte me drejtësinë gjatë hetimit por nuk e fitoi statusin e bashkëpunëtorit më drejtësinë. Pranimi i pjesshëm i akuzave u duku si një vlerësim pozitiv nga ana e autoriteteve por nuk iu lehtësuan rrethanat e akuzave. Një hetim nga zyra e prokurorit të Katanias në tetor 2017 zbuloi ekzistencën e një kanali të vendosur për furnizim me drogë dhe armë midis Shqipërisë dhe Sicilisë .

“Biznesi” funksiononte në hijen e klanit Cappello dhe familjes Cosa Nostra dei Santapaola-Ercolano. Mediat italiane përmendin edhe ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke theksuar se Moisi Habilaj ishte kushëri i tij. Kujtojmë se edhe vetë Tahiri përfundoi i hetuar nga zyra e prokurorit të Katanias në dosjen mbi bandën e drejtuar nga 43-vjeçari i cili u arratis

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy