
Dhoma e parlamentit italian miratoi me 273 vota pro dhe asnjë kundër ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024. Projektligji tani i kalon Senatit dhe nëse edhe dhoma e lartë e parlamentit e miraton, marrëveshja për sigurimet shoqërore quhet e ratifikuar plotësisht.
Lidhur me këtë Beskida Aliaj, sindikata e punës për mbrojtjen e të drejtave u shpreh se jemi në një moment pozitiv drejt hapit final ku pritet vendimi i senatit.
Ajo tha se nuk dihet nëse do të përfundojë brenda këtij viti, por do punojnë fortë për këtë, plus që dhe qeveria shqiptare duke qenë në një vit zgjedhor ka interes ta përshpejtoj.

Është një hap pozitiv jemi pothuajse ku më shumë se gjysma e rrugës është bërë pritet vetëm aprovimi i senatit dhe kur të kemi votat e plota të tij, marrëveshja quhet e aprovuar plotësisht pastaj publikimi në fletoren zyrtare. Shpresoj që brenda këtij viti ta kemi përfunduar.
Kjo sigurisht nuk e dimë saktësisht do të jetë ky vit, ne do punojmë fort që ta mbyllim këtë vit, në momentin që miratohet dita, kam shpresa se do aprovohet në unanimitet për përcaktimin e ditës se kur do mblidhet senati, duhet të punohet fortë siç kemi punuar deri tani. Jemi në një moment vërtet shumë pozitiv.
Më tej ajo shtoi se është politike e gjithë dhe sigurisht që qeveria shqiptare ka interesin e vetë personal duke qenë se jemi dhe në prag zgjedhjesh që ta përfundojë para zgjedhjeve këtë marrëveshje për të përfituar votat e shqiptarëve në Itali.
Ata do bëjnë të pamundurën për ta përshpejtuar që senati italian ta fusë në programin ditor të saj këtë marrëveshje. Do të jetë intensive puna nga pala shqiptare që kjo marrëveshje të përfundojë sa më shpejt.
Qeveria italiane e ka dhe në interesin e vetë që marrëveshja e pensioneve është shkëmbyer për emigrantët që do vijnë në Lezhë, pra kanë qenë dy marrëveshje në një kohë për këto shkëmbime.
Nga ana ekonomike i druhem faktit që Italia mund ta shtyjë në kohë për të mos dhënë pensione sepse po flasim për buxhet dhe interesi i Italisë është që ta shtyjë për të mos dhënë pensione që tani.
Në momentin që marrëveshja të ketë përfunduar dhe pjesa administrative të vihet në fuqi nuk do ketë probleme që emigrantët të marrin pensionet sepse institucionet janë aktualisht për ti ndihmuar. Mënyra si, qysh, tek pra detajet do bëhen të ditura kur ata të vijnë në zyrë.



