Kthupi: Nëse SPAK ka kërkuar hetim financiar, një nga familja Veliaj është i pandehur (VIDEO)

Kthupi: Nëse SPAK ka kërkuar hetim financiar, një nga familja Veliaj është i pandehur (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi, deklaron se kërkesa e informacionit për pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij, është tregues se njëri prej tyre është person nën hetim.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se procedura ligjore nuk e lejon prokurorinë që të marrë informacion për persona që nuk janë pjesë e dosjes hetimit.

SPAK duhet ta ketë të regjistruar në regjistrin e personave të pandehur dhe nën hetim dhe vetëm në këtë moment i lind e drejta për të marrë informacion për personin nën hetim.

Nëse prokuroria ka kërkuar informacion financiar jo vetëm për Veliaj por edhe familjarët e tij, kjo do të thotë minimalisht ai, ose një familjarët e tij është person nën hetim.

Gjasat janë që të jetë zoti Veliaj. Procedura e kërkon që një nga katër emrat për të cilët kërkohet informacioni është person nën hetim.

Kur fillon një hetim është faza e mbledhjes së provave dhe faza e dytë komunikimi i akuzës.

Në rastin konkret kërkohen të dhëna financiare, informacion personal, informacion i cili nuk mund të kërkohet nga SPAK nëse nuk jam person nën hetim.

Informacionin tim personal nuk e jep dot banka, se është i imi, nuk është institucional.

Një person që vihet nën hetim nuk njoftohet, njoftohet vetëm kur i komunikohet akuza, se në të kundërt asnjë person nuk do vihej para drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy