Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar këtë të premte drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen. Avokati i tij Maks Haxhia ka deklaruar Për mediat se Tahiri ka udhëtuar në cilësinë e një njeriu të lirë. Ky udhëtim vjen pas një heshtjeje të gjatë të ish-ministrit, që një ditë më parë mungoi në Parlament, ku emri tij ridoli në skenë. Ndërkohë, burime të tjera shtojnë se arsyet janë familjare. Duke bërë ironi në një postim në Facebook, ish-kryeministri Berisha shkroi: “Thuhet se Tahirin, Rama e ka nisur për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të këtij të Toto Rinës!”



