
Një ditë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin firmosi dekretin për shtimin e ushtrisë me 170.000 trupa, Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar kongresit të përshpejtojë dhënien e ndihmave për Kievin përpara fundit të këtij muaji, pasi me ashpërsimin e dimrit, Moska do të përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën jetike për energjinë.
Nga ana tjetër, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me komandantët ushtarakë foli për përmirësime në metodat e mobilizimit.
‘Kjo nuk është thjesht një çështje numrash, se kush mund të mobilizohet. Është çështje afatesh kohore për çdo person që është tani në ushtri, për çmobilizimin dhe për ata që do t’i bashkohen ushtrisë.
Ukraina po përballet me pengesa për të marrë mbështetjen që i nevojitet nga Perëndimi në luftën e saj kundër Rusisë.
Presidenti Zelensky thotë se është i shqetësuar se lufta Izrael-Hamas do ta eklipsojë konfliktin me të cilin po përballet vendi i tij me Rusinë.
Sakaq, kjo është hera e dytë që Putin e zgjeron ushtrinë kaq shumë që prej vitit 2018. Aktualisht numri i përgjithshëm i personelit ushtarak rus shkon në 2.200.200 trupa.



