<p>Ilir Brasha, aktivist i Qëndresës Qytetare, thotë se monitorimi ka treguar një përdorim të shtuar të fondeve nga qeveria gjatë viteve elektorale. Në studion e lajmeve, Brasha tha se është vënë re edhe rritje e numrit të punonjësve të administratës në çdo vit elektoral.</p> <blockquote> <p><em>Nuk ka pasur program, vetëm moto. Fushata nga opozita është ajo që ndodh rëndom. Premtohet më shumë sesa mund të realizohet. Nga qeveria kemi bërë një studim mbi përdorimin e fondeve. Na rezulton se kemi përdorim më të lartë të thesarit të shtetit. Pra, më shumë para publike përdoren në periudha parazgjedhore. Më shumë tendera zhvillohen në këto periudha. Kemi vënë re një përqendrim të parave te operatorë ekonomikë. Ka indicie për përqendrim të parasë publike te disa operatorë ekonomikë. </em></p> <p><em>Pavarësisht se popullsia ka rënë dhe shërbimet janë digjitalizuar, administrata po rritet gjithnjë e më shumë. Në planifikimin buxhetor kemi vënë re që numri i punonjësve është më i lartë në vitet elektorale. Shtohet me 3-5%</em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/j2-NRsX5F4Y?si=sqMI7ygCrl7bUsCI" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



