
Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet sot Këshillit të Evropës me një fjalim, përmes së cilës do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Lidhur me këtë fakt, Ramadan Avdiu, ish-konsull i Kosovës në Zvicër, tha për “MCN live”, se përpjekja e kryeministrit Edi Rama sot në KiE, është me peshë të madhe.
Sipas tij, pos njollosjes së emrit të UCK-së me pretendime te krimeve të pa bëra, sipas raportit, është hedhur baltë edhe ndaj Shqipërisë, ku pretendohet se janë kryer trafiqe organesh, të pabazuar në fakte.
Tani për të futur dhe për te nxjerrë një rezolutë të re normalisht ka një procedurë, por që përpjekja e z.Rama është për tu vlerësuar dhe kam besim se dhe deputetë e vendeve të ndryshme do të reflektojnë dhe do ta shohin qe para 11 viteve pasardhësit e tyre kanë votuar një rezolutë të paqëndrueshme dhe të pa argumentuar.
Pretendimet ë përfshira ën atë rezolutë nuk kanë mundur të argumentohen në asnjë fakt, dhe nuk mund të mbetet e tillë sepse është hedhur shumë baltë edhe mbi shtetin e Shqipërisë sepse pretendohet se ato krime makabre janë kryer në territorin e Shqipërisë dhe natyrisht përpiqen maksimalisht që të njolloset edhe lufta e drejtë e UCK-së, gjë që po shpresoj shumë se Rama me paraqitjen dhe përgjigjet e tij që do ti bëj në pyetjet e deputetëve do te ndikojë shumë dhe do të hapet një procedurë për rishqyrtimin e rezolutës, së vitit 2011, dhe të shkohet më një rezolutë të re dhe të hedhen poshtë ato pretendime të paqëndrueshme.
Teksa më 21 korrik, parlamenti i Shqipërisë votoi me 125 vota raportin e hartuar nga Partia Socialiste, e cila kundërshton një raport të Këshillit të Evropës me pretendime për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, diplomati Avdiu, thotë se ka qenë mjaft i mirëseardhur, ndonëse i vonuar.
Miratimi i rezolutës në Shqipëri ka qenë mjaft e gjetur, ndonëse e vonuar. Ne shpresojmë se ato pretendime nuk do të vihen në konsideratë dhe do të hidhen poshtë tërësisht, sepse edhe pse nuk do të ndikojë në shkëputjen e tërësishme të procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por do të shkëputet si bazë e këtij raporti për akuzat qe nuk janë kryer. Ata nuk janë akuzuar për trafikim organesh, por për krime të trilluara dhe ne shpresojmë se drejtësia do të triumfojë.
Shënimet për raportin e Dik Martyt janë të marra kryesisht nga shërbimet sekrete serbe te cilat janë sajuar për t të akuzuar dhe luftën e drejtë të UCK-së.



