Zgjedhja e kryeprokurorit në Kosovë, kritika nga ambasadori i SHBA-ve

Zgjedhja e kryeprokurorit në Kosovë, kritika nga ambasadori i SHBA-ve

Ambasadori i SHBA në Kosovë nuk i ka kursyer kritikat lidhur me votimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror. Jeffrey Hovenier u shpreh se mënyra se si ka vepruar Këshilli Prokurorial i Kosovës lidhur me përzgjedhjen, dëmton besimin te ky institucion. Ai shtoi se pritshmëritë e Uashingtonit janë për një kryeprokuror të drejtë, objektiv dhe të bazuar në merita.

“Fakti që anëtarët e KPK-së e shpërfillën ligjin ankesat dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bien ndesh me atë standard. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur kandidat të preferuar dhe as nuk kemi gjykuar kualifikimet e kandidatëve individualë. Ne jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK-ja i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimit tonë në KPK si institucion publik”, ka shkruar diplomati amerikan.

Ai shton se: “Përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke përfshirë anëtarë të Ambasadës amerikane, morën pjesë në procedurën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur kryeprokurorin e ardhshëm, por prania e tyre si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy