
Shqiptarët në Amerikë, kanë protestuar me pankarta në duar kundër nderimit të Kostandinos Kacifas në Bularat, duke e konsideruar si të papranueshëm faktin që një terrorist po cilësohet hero.
Në protestën përballë qendrës kulturore greke, ata kërkojnë nga Athina të kërkojë falje për çamët e vrarë dhe se Tirana zyrtare nuk duhet të heshtë.



