Përballja me Moldavinë, Baku: Kombëtarja do të fitojë 3 pikë. Dalëngadalë po bëhemi Shqipëri e madhe

Përballja me Moldavinë, Baku: Kombëtarja do të fitojë 3 pikë. Dalëngadalë po bëhemi Shqipëri e madhe

Gazetari Ervin Baku tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN TV se Kombëtarja në ndeshjen me Moldavinë do të luajë me të njëjtin formacion që luajti në ndeshjen e fundit.

Duke vijuar më tej, Baku tha se Shqipëria i ka të gjitha mundësië që të dalë triumfatore dhe se beson se Kombëtarja sot do të fitojë 3 pikë.

Është një rregull i pashkruar që formacioni fitues nuk ndërrohet, Kombëtarja do të luajë me atë formacion që luajti ndeshjen e fundit.

Broja nuk ka si të jetë se nuk është grumbulluar për këto dy ndeshje. Që të luash duhet më parë të grumbullohesh dhe në grumbullimet e Silvinjos Broja nuk figuron, janë zgjedhje të trajnerit.

Sfida me Moldavinë është e vështirë se për herë të parë po bëjnë paraqitje dinjitoze në eliminatore. Ne e kemi bërë dhe ne jemi në vendin e parë. Ne një pikë na zyrtarizon shkuarjen në Gjermani. Të dyja skuadrat do të luajnë për tre pikë. Kemi fituar 5 herë përballë moldavëve.

Shqipëria sot do të fitojë 3 pikë dhe do ta përfundojë me 19 pikë dhe me vendin e parë në grup.

Është Moldavi e fortë se në këtë edicion nuk është mundur në fushën e vet, por këtë pritet ta bëjë Shqipëria sot. Këtë edicion nuk ka qenë një Poloni e fortë. Shqipëria i ka mundësitë të dalë triumfatore.

Kjo pjesëmarrje këtë herë nuk do të ketë pjesëmarrje me dron, me gjykata, me një 3 pikësh në tavolinë, por do të jetë një pjesëmarrëse bindëse, me një dominim total të Shqipërisë në këtë grup eliminatorësh.

Dalëngadalë po bëhemi Shqipëri e madhe, me një trajner që Shqipëria ka vite që e pret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy