U vra me një plumb pas koke, kush është shqiptari që u vra në Greqi (VIDEO)

U vra me një plumb pas koke, kush është shqiptari që u vra në Greqi (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar pamjet kur një i ri shqiptar u qëllua për vdekje me një plumb në kokë. Viktima është identifikuar si Mario Metaj, 27-vjeç, i cili është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme të kokës.

Fillimisht i riu kishte pësuar vdekje klinike, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orët e vona të së hënës. Policia njoftoi se Metaj po udhëtonte me një automjet në zonën e Patras, ndërsa atentatin dyshohet se e kanë kryer persona të një bande rivale.

Ndërkohë raportohet se policia ende vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarje, pista e ndjekur prej tyre është ajo e “larjeve të hesapeve”.

Por kush është Mario Metaj?

Mediat greke shkruajnë se Mario Metaj njihej në zonë si një person tepër i dashur, me një shoqëri të zgjeruar. Mario, ka punuar për vite të tëra në hotele të ndryshme, ka qenë i apasionuar pas futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy