
Ditën e sotme do të kemi një mot të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin mot të paqëndrueshëm sot.
Reshjet nisin në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në veri dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Në mesditë pritet shtim intensiteti të tyre me rrebeshe të shpejta e stuhi në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore intensiteti i reshjeve do të jetë i lartë, lokalisht në Shkodër dhe Lezhë.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë. Temperaturat në vlerat minimale do të jenë 6°C ndërsa vlerat maksimale nuk i kalojnë 25°C.



