Këto ditë, një alarm tjetër mbi sigurinë ushqimore të shqiptarëve ka ardhur nga jashtë. Një vrojtim i kryer nga Organizata Botërore e Ushqimit ka evidentuar se 40% e fermave tona të kafshëve përdorin antibiotikë.
Lidhur me këtë në skype eksperti ushqimor Abdyl Sinani u shpreh se antibiotikët nuk mund të përdoren pa kriter tek kafshët, teksa theksoi se lopët duhet të dërgohen për therje vetëm pasi të jenë larguar të gjitha gjurmët e antibiotikut.
Ai tha se antibiotiku nuk vret vetëm bakteret por dhe qelizat te kafshëve dhe se kjo duhet të na shqetësojë prandaj kërkohet shtimi i kontrolleve në laboratorë.
Antibiotiku duhet të përdoret për sëmundjen që duhet të luftojë, atëherë veterineri që ka vizituar shtazoret të prekura nga këto sëmundje detyrimisht do e luftojë me antibiotikë. Por nëse ja bënë antibiotikun, lopën do ta japë për therje pasi ai të jetë konsumuar totalisht se antibiotiku në qumështin që pi fëmija bënë dëme.
Nuk duhet therur sapo i bëri antibiotik, por deri kur të ketë konsumuar komplet antibiotikun dhe duhen bërë analizat sepse nëse ka prezencë të antibiotikut duhet shmangur therja.
Antibiotiku është bërë për të luftuar bakteret në kafshë duhet të mbarojnë aktivitetin e tyre dhe të jenë shëruar, por s’duhet përdorur pa kriter sepse dëmtojnë dhe qelizat e kafshëve.
Kjo po përhapet me shpejtësi të madhe, pularitë patën një goditje nga të gjitha anët dhe kjo kërkon specialistë në të gjitha fushat. Kur të zhduket plotësisht antibiotiku duhet të çohet kafsha për therje.
Situata në të cilën ndodhemi kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme, një vëmendje të theksuar, duke filluar nga specialisti më i thjeshtë dhe sidomos laboratorët sepse dhe te bletët, pula, gjedhët sëmuren dhe duhen kontrolluar përmes laboratorëve të kontrollit.
Po nuk u kontrolluan ca kuptimi ka, ato vijnë nga importi po çfarë sigurie ka kjo, s’ka fare siguri, ne na mungojnë laboratorët nga 50 që kishim tani numërojmë vetëm 5-6 të tillë.
Dhe mishi që vjen nga importi kërkon kontrolle të forta sidomos për sigurinë ushqimore, se ajo cilësore po e po, por ne na mungon kjo siguri.



