Ekspert i Energjisë Anduel Çekrezi foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi krizën energjitike në vend, duke u shprehur se shkëputja e energjisë nuk është zgjidhje, pasi sjell pasoja në ekonomi. Çekrezi po ashtu theksoi rëndësinë e diversifikimit të burimeve të energjisë, duke sjellë në vëmendje faktin që Shqipëria është i vetmi vend që ka përdor vetëm burimet ujore.
Qeveria po ankohet për blerjet që po bën, sepse po thotë po blejmë me kosto të larta në tregjet ndërkombëtare, kjo është e vërtetë. Kjo ka diferencë, çmimi i energjisë elektrike aktualisht sidmos për familjarët është i subvencionuar. Kosova e ka dukshëm më të lartë çmimin e energjisë elektrike aktualisht. Po përballojnë black out për shkak të kostos së lartë. Uroj shumë që mos të vijë dita kur të kemi black out-i, nuk është zgjidhje sepse sjell një sërë pasojash në ekonomi. Nëse situata do përshkallëzojë, nëse kjo krizë çmimesh do të zgjasë...Uroj të mos vijë ajo ditë që mos kemi si zgjidhje shkëputjen e energjisë elektrike. Ka efekt zinxhir, ku po shohim edhe rritjen e karburanteve apo të naftës. Energjia elektrike është një element motor në ekonominë. Rritja e kostos së familjarëve do rëndonte dhe familjarët edhe bizneset. Deri më sot flitet që s’do ketë rritje të energjisë elektrike për familjarët. Ne mund të kishim efekte të krizës më të zbutura nëse do kishim pasur strategji drejt diversifikimit. Jemi i vetmi vend që prodhojmë energji nga uji”.



