
Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar lidhur me protestën që kishte thirrur pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme për rastin e policit Azbi Spahiu i cili u hodh para pak ditësh nga një lartësia e një pallati.
Ai tha se edhe pse ka pasur provokime gjatë kësaj proteste ajo që këta kanë kërkuar kanë qenë e vërteta mbi këtë ngjarje, transparencë dhe drejtësia.
Sipas tij kjo ngjarje është dhe më e rëndë se dhe vetë akti, pasi viktima nuk lejohet të flasë dhe po të flasë detyrohet të shfajësojë agresorët.
Që të shtunën në mëngjes lëvizja bashkë ka thirrur protestë për të kërkuar transparencë për hedhjen e policit. Kam qenë figura e parë politike që ka kërkuar transparencë nga autoritetet shtetërore. Ajo që ka ndodhur në ditët në vijim dhe mediave të kapura është për të manipuluar ngjarjen ose heshtur për të.
Kemi kërkuar sot drejtësi, transparencë, llogari pse lajmi për protestën nuk është dhënë përveç këtij emisioni. Një protestë e drejtuar kundër atyre që kanë kapur shtetin kryesisht oligarkëve, dhe aty ka ardhur një person që në fillim të protestës dhe bërtiste kush janë këta që organizojnë protestë këta duan vota. Kërkuam nga polica ta merrnin atë dhe pas 10 minutash që ky njeri provokonte e largon policia.
Vijon protesta me fjalime, ndërkohë gjatë fjalimit ishte afruar dhe Lapaj. Çdo qytetar që ka dëshirë të flasë mjafton të regjistrojë emrin në listë, ndërsa Lapaj vjen dhe kërkon të marrë mikrofonin me dhunë, ne i kërkuam të respektonte radhën ndërsa ai bërtiste që pse s’më lini të flas, pra u duk si një provokim dhe pastaj të bësh si i prekur, nuk e di. Besoj se egoja e tij mund të justifikojë këtë sjellje.
Sa i përket ngjarjes këtu ka krime dhe korrupsion por janë të rralla vendet e botës që një shtet i tërë vihet në dispozicion të oligarkëve dhe shtetit rri në vend numëro. Kjo është më e rëndë se vetë ngjarja. Viktima në këtë rast nuk lejohet të flasë dhe po të flasë shfajëson agresorët. Shteti duhet të na thitë të vërtetën sepse na duhet transparencë patjetër.



